Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, njofton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht të miturën në Prishtinë, më 21 korrik, rreth orës 20:20.
Viktima është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.