Gjatë mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë dhe një shtetase e Malit të Zi ishin përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, çka edhe shkaktoi ashpërsim të raportit në mes tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, shtetasja e Malit të Zi pas kësaj mosmarrëveshje është nisur për të raportuar rastin në Polici, por një gjë e tillë iu vështirësua nga i dyshuari, i cili tentoi që ta pengonte atë.
Përkundër përpjekjeve të të dyshuarit për ta ndaluar viktimën që të raportojë rastin në Polici, një gjë e tillë rezultoi e pasuksesshme, por siç bëjnë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit ai në kontaktin e parë me Policinë ka filluar t’i sulmojë zyrtarët policorë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).
Po ashtu, Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/