Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, ajo dyshohet se e ka rrahur vëllain e saj po ashtu kishte ushtruar edhe dhunë psiqike.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj vëllait të saj viktimës mashkull kosovar i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/