Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:50 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person i moshës së mitur nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i mituri ishte larguar duke e braktisur motoçikletën e tij, në të cilën policia gjeti dhe konfiskoi një pistoletë me gaz dhe tetë fishekë.
Policia raporton se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe pas intervistimin, me vendim të prokurorit, është liruar.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/