image Prishtinë: Hajnat thyejnë xhamat e veturave dhe marrin çka ka brenda tyre

Siguri

Prishtinë: Hajnat thyejnë xhamat e veturave dhe marrin çka ka brenda tyre

news image

Është shtuar dukshëm numri i vjedhjeve e grabitjeve dhe duket se organet e rendit po gjejnë vështirësi në identifikimin e hajdutve, sepse pothuajse çdo ditë raportohen 2-3 raste të vjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Si shpeshherë cak i vjedhjeve është kryeqyteti apo institucionet që gjenden në të, e kjo mund të jetë shkaku i numrit më të madh të banorëve dhe qarkullimit më të madh të turistëve. Edhe rasti i radhës ka ndodhur pikërisht  në Prishtinë, dje pas mesnatës, diku rreth orës 01:45.

Gazeta Sinjali mëson se në kohën e lartpërmendur janë arrestuar tre të dyshuar, shtetas Maroken, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë gjersa thyenin dhe vidhnin nga veturat.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/