image Prishtinë/ Hajnat i futen arabit në banesë dhe gjuajnë me armë zjarri

Siguri

Prishtinë/ Hajnat i futen arabit në banesë dhe gjuajnë me armë zjarri

news image

Dy persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në banesën e një shtetasi arab në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, mbrëmjen e të shtunës, pas orës 23:00, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda Prokurorisë Gazeta Sinjali ka mësuar se të dyshuarit kanë tentuar që të grabisin para, por nuk ia kanë arritur.

Duke dalë nga banesa, këto burime thonë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri lart dhe janë larguar.

Në vendin e ngjarjes, Sinjali merr vesh se është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, derisa rasti është iniciuar si “Grabitje në tentativë”./Gazeta Sinjali/