Një grua në Prishtinë e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj, nën pretekstin se ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se viktima e ka raportuar rastin më 13 shtator të këtij viti dhe se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Viktima femër/kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull/kosovar dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/