Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “George Bush” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se viktima ka pësuar lëndime pasi dyshohet që i njëjti është goditur nga një biçikletë.
“Sot rreth oës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, gjendet një person i shtrirë. Me të marrë informatën, rastit i janë përgjigjur njësiti policor. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi në fjalë (mashkull), ka pësuar lëndime pasi që i njëjti është goditur nga një biçikletë”, njofton Policia e Kosovës.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, kurse biçiklisti është shoqëruar në stacion policor për intervistim. /Gazeta Sinjali/