Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur ta identifikojë një person të moshës 27-vjeçare me inicialet B.G., pasi që i njëjti dyshohej se merrej me shit blerjen e substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta” në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë.
Policia gjatë kontrollit të i njëjti ka gjetur sasi të vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, 2 mijë e 320 euro dhe një thikë.
Gjithashtu kontroll i është bërë edhe shtëpisë së të dyshuarit, ku Policia ka gjetur dhe sekuestruar:
- Një armë zjarri AK-47 me dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
- Një armë zjarri “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm,
- Një sprej,
- Katër dhjetë e tetë qese të vogla (dyshohet të jetë marihuanë) me peshe 39gr.,
- Një peshore digjitale etj.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy vepra penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.
Ndërkaq, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.