image Prishtinë: 38-vjeçari e ndjek ish-gruan nga Dardania deri te rruga “B” - e shan dhe ofendon pasi e denoncoi në Polici

Siguri

Prishtinë: 38-vjeçari e ndjek ish-gruan nga Dardania deri te rruga “B” – e shan dhe ofendon pasi e denoncoi në Polici

news image

Nuk janë të rralla rastet kur burrat ushtrojnë dhunë ndaj ish-bashkëshorteve, të cilat shpesh edhe kërcënohen në momentin që i denoncojnë ata në Polici. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën “B”, në Prishtinë, raporton Sinjali.

Një grua është përballur me ish-bashkëshortin e saj pasi e ka raportuar të njëjtin në Polici, me pretendimet se po ushtron dhunë ndaj saj.

Kjo i kushtoi asaj, pasi derisa ishte në lëvizje me veturë e ka përcjellur nga lagjja Dardania deri te rruga “B”, duke i shkaktuar frikë. Për të mos mjaftuar me kaq, ai dyshohet se edhe e ka sharë e ofenduar me fjalë të ndryshme.

Policia është vënë në veprim dhe ka ftuar të dyshuarin për intervistim, me ç’rast është përballur me denoncimin kundër tij.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/