Një person është ankuar në Polici se derisa ka qenë jashtë veturës, një person i dyshuar, deri tani i panjohur, nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilin kishte dokumente personale dhe tetë mijë euro para të gatshme.
Policia ka bërë të ditur se rasti dyshohet të ketë ndodhur në Veternik të Prishtinës, mbrëmë rreth orës 19:30, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me ketë ngjarje është konsultuar prokurori dhe rasti është ende në hetime.
Ndërkohë, në Polici ky rast është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.