image Prishtinasit e izoluar protestojnë për herë të tretë në ballkone

Kosovë

Aktualitet/ Prishtinasit e izoluar protestojnë për herë të tretë në ballkone

news image

Është nata e tretë që prishtinasit po protestojnë në ballkonet ose dritaret e shtëpive ku janë izoluar qe një javë për shkak të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me lugë, tenxhere e mjete jo të rrezikshme tash e tri netë, prishtinasit po shprehin pakënaqësitë e tyre për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kjo protestë ka filluar këtë të enjte, për të vazhduar edhe mbrëmë dhe sonte./Gazeta Sinjali/