image Prishtinasi vodhi rrymën, gati ua dogji banesat fqinjëve (FOTO)

Sinjalizime

Prishtinasi vodhi rrymën, gati ua dogji banesat fqinjëve (FOTO)

news image

Zjarri ka kapluar njësorët e energjisë elektrike në një hyrje të banesave në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një banor ka thënë për Gazetën Sinjali se zjarri është shkaktuar nga kyçja ilegale e një pronari të banesës.

Ai thotë se janë rrezikuar të gjithë banorët e tjerë nga djegia e banesës.

Flakët kanë përfshirë njësorët rreth dy orë më parë. Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës dhe së shpejti pritet të dalë edhe ekipi i KEDS-it./GazetaSinjali/