Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe duke drejtuar makinën ka shkaktuar aksident, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas aksidentit i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia bënë të ditur se më pas i njëjti është gjetur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti dyshohet se ka ndodhur dje në orën 17:00 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.