image Prishtinasi hyn në llupën e Policisë për shkak të një postimi në Facebook - Sinjali

Raporti/ Prishtinasi hyn në llupën e Policisë për shkak të një postimi në Facebook

news image

Policia është duke e hetuar një qytetar nga Prishtina.

Kjo pasi që një person është ankuar se është kërcënuar nga ai përmes një postimi në Facebook.

“Prishtinë 26.04.2020-15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrjetin social  facebook, kishte pa një postim nga  një i dyshuar mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin