Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi dyshohet se ka kërcënuar ish të dashurën.
Sipas asaj që ka raportuar viktima, i dyshuari e ka kërcënuar atë pasi që kjo nuk ka dashur ta vazhdojë lidhjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar rreth orës 12:00 për veprën penale “Kanosje”.
Raportohet se me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/