image Prishtinasi e bën bodrumin e shtëpisë lokal të lojërave të fatit, intervenon Policia

Kosovë

Bastisje/ Prishtinasi e bën bodrumin e shtëpisë lokal të lojërave të fatit, intervenon Policia

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një person në Prishtinë, në bodrumin e shtëpisë së të cilit zhvilloheshin lojëra të fatit.

Gjatë aksionit të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një punëtor dhe tre klientë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në një bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit. Në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtor dhe tre klientë duke luajtur lojëra të fatit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 eurosh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, derisa rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/