image Prishtinasi deponon 500 euro fals në bankë, zyrtarja lajmëron Policinë

Siguri

Prishtinasi deponon 500 euro fals në bankë, zyrtarja lajmëron Policinë

news image

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar sot në mëngjes në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se një zyrtare e një banke ka njoftuar se një person (emër i njohur për redaksinë), ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro fals.

Sipas burimeve, kartëmonedha është konfiskuar nga njësia e krime teknikës.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet ‘Falsifikim i parasë’.

/GazetaSinjali/