image Prishtina plot me detektivë privatë, ky është çmimi që paguhen për t'i përcjellë gratë e burrat

Kosovë

Prishtina plot me detektivë privatë, ky është çmimi që paguhen për t’i përcjellë gratë e burrat

news image

Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë.

Prishtinasit kryesisht këtë metodë po del se e përdorin për ta përcjellë partnerin, por edhe familjarë tjerë, shoqëri apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video incizime.

Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Teksa bashkëpunim kanë edhe me Shqipërinë.

Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë. Për më tepër, përndjekja dënohet me 3 deri 15 vjet burg.

Teksa për një njohës të sigurisë, kjo veprimtari është shqetësuese.

“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuese sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit”, shprehet Drizan Shala.

Meqenëse nuk ka ligj, veprat e detektivëve privatë mund të hapen si raste hetimi nga policia.

/GazetaSinjali/