image Prishtina mposhtet nga Barcelona dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Futboll

Prishtina mposhtet nga Barcelona dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

news image

Pas fitores ndaj Tiranës, Mabetex Prishtina është ndalur nga Barcelona në Ligën e Kampionëve në futsall, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra kampione e Kosovës është eliminuar nga kjo garë në raundin e 32-të, teksa vlen të theksohet se kjo ishte hera e parë që skuadra kryeqyetetase merr pjesë në këtë garë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Palau Blaugrana’ ka përfunduar me rezultatin 9-2.

Golat për kampionen në fuqi u shënuan nga Dyego, Esquerdinha (tre gola), Shiraishi, Joselito, Rodrigues dhe Povill (dy gola).

Ndërkaq golat për Prishtinën u shënuan nga Mërgim Dervishaj dhe Orhan Ibishi.

/Sporti në Sinjali/.