image Princi arab insiston në blerjen e Manchester Unitedit për 3.5 miliardë funte

Futboll

Sport/ Princi arab insiston në blerjen e Manchester Unitedit për 3.5 miliardë funte

news image

Prindi i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, po insiston në blerjen e Manchester United për 3.5 miliardë funte.

Përpjekja e tij po vazhdon ende, anipse u përfol se ai është duke negociuar blerjen e Newcastle United.

Princi arab mund ta blejë Newcastle Unitedin për vetëm 340 milionë funte, pasi që pronari i shumëkritikuar Mike Ashley është i gatshëm të largohet nga klubi.

Sidoqoftë, mediat në britani raportojnë se Bin Salman po insiton ende për blerjen e Manchester United e jo Newscastle United.

Bin Salman është kritikuar për përfshirjen e tij në sportin global përmes investimeve të mëdha, pasi që kjo shihet si mënyrë e tij dhe familjes së tij për të tentuar t’i lënë nën hije shkeljet e të drejtave të njeriut që ndodhin në Arabi nën qeverisjen e tyre.

Megjithatë, tifozët e të dyja klubeve angleze janë shprehur të gatshëm t’i mirëpresin investimet e familjes arabe, pasi që besojnë se kjo do të ndikonte në përmirësimin e situatës aktuale në klubet e tyre./Gazeta Sinjali/