image Presidenti i këtij vendi rezulton sërish pozitiv me COVID-19

Botë

Presidenti i këtij vendi rezulton sërish pozitiv me COVID-19

news image

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është testuar për të dytën herë dhe sërish ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Bolsonaro ka thënë se testi i tij i dytë ka rezultuar pozitiv, duke shtuar se ai planifikon që sërish t’i nënshtrohet një testimi tjetër pas disa ditësh.

Mirëpo, prej se është infektuar me koronavirus, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Kujtojmë që presidenti brazilian kishte rezultuar pozitiv që nga 7 korriku.

Brazili zë vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve, por edhe të vdekurve si pasojë e COVID-19, me 1.939.167 të sëmurë dhe 74.445 të vdekur, tregojnë të dhënat e Worldometers. /Gazeta Sinjali/