image Premierliga: City - Spurs në program, Rashica përballet ndaj Liverpoolit me Norwichin, Broja kundër Evertonit

Futboll

Premierliga: City – Spurs në program, Rashica përballet ndaj Liverpoolit me Norwichin, Broja kundër Evertonit

news image

Premierliga zhvillon një maratonë sot në kuadër të xhiros së 26-të, raporton Sinjali Sport.

Derbi i kësaj javës është me lokacion në Manchester, ku City presin Tottenhamin në “Etihad”.

Kampioni në fuqi pret londinezët në kryendeshjen e kësaj jave, ku synon të vazhdojë me fitore, kurse Spurs do të tentojnë t’i rikthehen fitoreve pas tri humbjeve rresht.

Qytetarët kryesojnë në elitën angleze me 63 pikë, përderisa Tottenhami me 36 gjendet në vendin e tetë.

Sot luan edhe Liverpooli, të cilët mirëpresin në “Anfield” skuadrën e Norwich Cityt.

Reds vazhdojnë te jenë e vetmja skuadër si përcjellëse e liderit, Cityt, dhe synon fitoren pa problem, derisa shpreson në disfatën e rivalit për titull.

Liverpooli ka 54 pikë në vendin e dytë, kurse Norwichi mbetet në zonën e kuqe me 17 pikë në pozitën e 18-të.

Milot Rashica pritet të startojë nga minuta e parë për mysafirët.

Kampioni i Evropës dhe i botës, Chelsea, rikthehet në futbollin evropian, pas aventurës në Azi, ku e fitoi trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Blutë luajnë në udhëtim ndaj rivalit lokal, Crystal Palace në Londër.

Chelsea ka ngecur në luftën për titull, pasi gjendet në vendin e tretë me 47 pikë, 16 pikë larg liderit, përderisa Palace ka 26 pikë në vendin e 13-të.

Tjetër skuadër londineze është në program për sot, Arsenali është nikoqir i Brentfordit në “Emirates Stadium”.

Topçinjtë gjenden në pozitën e gjashtë me 39 pikë, por me tre ndeshje më pak se skuadrat tjera rivale për top 4-shen.

Brentfordi në anën tjetër ka 24 pikë në të 14-ën pozicion.

Në ditën e sotme gjithashtu zhvillohet dueli mes Southamptonit dhe Evertonit.

Armando Broja pritet të jetë titullar edhe në këtë takim ndaj skuadrës së Frankie Lampard.

Orari i të gjitha ndeshjeve të sotme:

/Gazeta Sinjali Sporti/