image Premier League zbulon nominimet për lojtarin më të mirë të muajit gusht

Futboll

Premier League zbulon nominimet për lojtarin më të mirë të muajit gusht

news image

Premier League ka zbuluar nominimet për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit gusht në Premier League.

Erling Haaland, Pascal Gross, Gabriel Jesus, Aleksandar Mitrovic, Martin Odegaard, Nick Pope, Rodrigo dhe Wilfried Zaha janë të nominuarit e këtij muaji.

Haaland mund të konsiderohet favoriti i parë pasi ka realizuar më shumë gola se futbollistët e tjerë, megjithatë mund të ketë konkurrencë me sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus.

Fituesi i çmimit do të bëhet publik javën e ardhshme.

/GazetaSinjaliSport/