image Premier League nominon menaxherët më të mirë të muajit gusht, ky është favoriti

Futboll

Premier League nominon menaxherët më të mirë të muajit gusht, ky është favoriti

news image

Premier League ka nominuar listën e menaxherëve më të mirë të muajit gusht në Premier Leauge.

Mikel Arteta, Antonio Conte, Pep Guardiola, Graham Potter dhe Marco Silva janë të nominuarit për muajin e parë të sezonit në Premier League.

Bazuar në rezultatet e skuadrave përgjatë këtij muaji, Mikel Arteta shihet si favorit për këtë çmim.

Tekniku spanjoll është trajneri i vetëm me bilanc 100% të fitoreve në muajin gusht, duke fituar pesë nga pesë të zhvilluara me skuadrën e tij.

/GazetaSinjaliSport/