Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në mes tri automjeteve në Podujevë shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11 në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.
Nga ky aksident dyshohet se tre persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së rajonit të Prishtinës, i cili bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetim për shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin.
“Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën Ali Ajeti në Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku lëndime kanë pësuar tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, deklaroi Borovci.