Gjatë ditës së sotme në Kaçanik është arrestuar një person i kërkuar, i cili dyshohet se kishte kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë’’ dhe “Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’, shkruan Gazeta Sinjali.
33-vjeçari me inicialet S.S., ishte dënuar me 1 vit burgim për këto vepra nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/