image Prangoset një 29-vjeçar në Ferizaj, ishte shpallur në kërkim nga policia

Siguri

Prangoset një 29-vjeçar në Ferizaj, ishte shpallur në kërkim nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme një 29 vjeçar me inicialet M.S., raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj tij, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte lëshuar një urdhërarrest për veprën penale “Grabitje”, për të cilën ishte dënuar me 2 vjet burgim.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që pasditen e sotme të arrestojë një person me inicialet M.S (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Grabitje’, me dënim burgimi prej dy (2) vitesh”, njofton policia.

Organet e sigurisë bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, 29-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit./GazetaSinjali/