image Prangoset i dyshuari shqiptar për tentim vrasje në komunën e Graçanicës

Kosovë

Siguri/ Prangoset i dyshuari shqiptar për tentim vrasje në komunën e Graçanicës

news image

Policia në Prishtinë ka prangosur një të dyshuar shqiptar për tentim vrasje në komunën e Graçanicës, mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

I riu me inicialet P. G., emër i njohur për redaksinë, është paraqitur sot në Njësinë e Hetimeve të Policisë dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se e ka përdorur në rast.

Ai dyshohet se më 20 tetor, në orët e para pas mesnate, kishte plagosur tre të dyshuar shqiptarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një restoran në fshatin Dobratin të kësaj komune.

Viktimat që kishin pësuar në këtë rast janë: L.D. i vitit të lindjes 1973, Gj. Gj., 1986 dhe Sh.I. i vitit të lindjes 1999.

Prej se kishte ndodhur incidenti, një muaj më parë, 26 vjecari kishte qenë në kërkim të policisë e cila pas veprimeve hetimore e kishte identifikuar dhe kërkuar disa herë në shtëpinë e tij.

I njëjti është intervistuar sot, në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/