image Prangosen nga Policia tre persona të dyshuar për rrëmbimin e një burri në Drenas

Siguri

Prangosen nga Policia tre persona të dyshuar për rrëmbimin e një burri në Drenas

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë rrëmbyer dhe e kanë sulmuar fizikisht një burrë në fshatin Negrovc të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuar janë tre persona me iniciale: Ç.H, 21 vjeç, Sh.H, 26 vjeç dhe K.K, 19 vjeç.

Viktima gjatë ditës së djeshme ka raportuar në polici këtë rast ku sipas tij tre persona të dyshuar e kishin rrëmbyer me veturë dhe më pas e kanë dërguar në një pyll përderisa e kanë sulmuar dhe si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje përderisa janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit. /GazetaSinjali/