image Pranga për rreshterin policor, oficerin korrektues dhe vëllain e tyre që u përfshinë në përleshjen e fëmijëve

Ekskluzive

Pranga për rreshterin policor, oficerin korrektues dhe vëllain e tyre që u përfshinë në përleshjen e fëmijëve

news image

Më datën 5 shtator të këtij viti, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, disa fëmijë janë përfshirë në një përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Menjëherë pas përleshjes, njëri nga fëmijët është kthyer në shtëpi dhe e ka lajmëruar prindin e tij, i cili është zyrtar policor me gradën rreshter (emër i njohur për redaksinë), për incidentin e ndodhur.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se zyrtari policor, së bashku me dy vëllezërit e tij, njëri prej tyre oficer korrektues, kanë shkuar te vendi ku ndodhi përleshja mes fëmijëve dhe dyshohet se zyrtari policor e kishte kapur për trupi fëmijën që ai e fajësonte për rrahjen e djalit të tij dhe ia mundësoi djalit të tij, që në shenjë hakmarrje ta godiste me grushte atë, gjersa ai ndodhej në duart e zyrtarit policor, pa mundësi për t’u mbrojtur.

Gazeta Sinjali mëson se ky incident menjëherë është denoncuar në polici nga familja e të dëmtuarit dhe pas hetimit të zhvilluar, sot në orët e pasdites, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar rreshteri policor, oficeri korrektues dhe vëllai i tyre, të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/