image Pozitat shtetërore që mbanin zyrtarët e arrestuar në aksionin e sotëm të policisë

Siguri

Pozitat shtetërore që mbanin zyrtarët e arrestuar në aksionin e sotëm të policisë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për 12 persona që janë arrestuar deri më tani gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë dhe zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Gjilan, Istog dhe Lipjan.

Përveç kryeshefit në detyrë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhës, në këtë aksion u arrestuan edhe:

2. Hasan Maxharraj – Përgjegjës për Zhvillim të BPH-së, Drejtoria e BPH-së, 3. Kushtrim Zogaj – Zyrtar për Shërbime Këshillimore – Komuna Istog, 4. Agim Nuha – Shef i njësisë DZHRSHK,
5. Sadat Shkodra – Zyrtar i lartë shpenzues/ Drejtoria për Buxhet dhe Financa,
6. Luan Statovci – Drejtor i Drejtorisë për pagesa direkte/ Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë, 7. Berat Nika – DP/MPBPZHR, 8. Pajtim Krasniqi – Zyrtar për monitorim dhe mbrojtje/ MBPZHR,
9. Adushe Ukshini – Zyrtare e kontrollit ne teren Gjilan/ MBPZHR-AZHB, 10. Kastriote Bajrami – Zyrtare e personelit/ MBPZHR.

Përveç tyre gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe Driton Alaj dhe Shpejtim Krasniqi.

Gazeta Sinjali raportoi se arrestimi i tyre u bë pas dyshimeve për manipulime me subvencione që lidhet me veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Sinjali mëson se do të ketë edhe arrestime të tjera, përfshirë edhe qytetarë./Gazeta Sinjali/