Jurgen Klopp ka folur pas përfundimit të takimit mes Liverpool dhe Atletico Madrid, që mbaroi me rezultat 2:0 në favor të të kuqve.
Ai e ka quajtur pothuajse të përkryer fitoren e Liverpoolit ndaj Atleticos, duke thënë se lëndimi i Roberto Firminos ishte gjëja e vetme negative.
Diogo Jota dhe Sadio Mane shënuan nga një herë në pjesën e parë. Ndërsa mbrojtësi i Atleticos, Felipe, u përjashtua me karton të kuq, gjë që ia bëri më të lehtë Liverpoolit rrugën drejt fitores.
Kjo ishte ndeshja e 25-të pa humbje e Liverpoolit.
“Orari jonë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe edhe pse e kontrolluan ndeshjen, ne e humbëm një lojtar shkaku i lëndimit, Bobby Firmino”, tha Klopp.
“Mendoj se njerëzit deshën të shihnin shumë gola. Por mendoj se ndeshja ishte pothuajse e përkryer, ashtu siç duam ne. Ne i shënuam golat në çastet e duhura”, shtoi ai.