Është duke u mbajtur mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhje ka arritur Policia e Kosovës brenda dhe jashtë objektit, derisa ende nuk ka informacione se cila është arsyeja e ardhjes së policisë.
“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës./GazetaSinjali/