image Portieri i Trepçës që punonte edhe në ndërtimtari, ja ku ka përfunduar

Futboll

Portieri i Trepçës që punonte edhe në ndërtimtari, ja ku ka përfunduar

news image

Portieri  kameruans i Trepçës, Theo Fodjo Lali u bë ‘hit’ vitin e kaluar në rrjetet sociale pasi u pa duke punuar edhe në ndërtimtari në Mitrovicë.

Kjo pasi rroga e Trepçës nuk ia siguronte ‘bukën e gojës’, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, ai duket se i ka dhënë fund këtij ‘ferri’ dhe është larguar përfundimisht nga Kosova.

Sipas ‘transfermarkt’, Fodjo Lali është transferua në Slloveni tek skuadra NK Kranj në shkurt të këtij viti.

Kranja bën gara në nivelet më të ulëta të Sllovenisë. Ai nga 1 qershori i viti 2019 ishte lojtar i lirë dhe pa kontratë.

Ka disa lojtar në Kosovë që bëjnë një punë të dytë për shkak se paga si futbollist nuk i mjafton për ta mbajtur familjen./Gazeta Sinjali/