COVID-19

Të infektuar

9688

Të shëruar

5480

Të vdekur

300

Barcelona/ Porosia që trajneri i ri i Barcelonës ia kishte dhënë Messit para disa vitesh

news image

Quique Setien dhe Lionel Messi do të punojnë së bashku në Barcelonës, pasi trajneri spanjoll do ta zëvendësojë Ernesto Valverden e shkarkuar në postin e trajnerit të klubit katalonas. Megjithatë, kjo s’do të jetë hera e parë që dyshja Setien-Messi do të takohet.

E ardhmja e Valverdes në Camp Nou kishte qenë e pasigurt që një kohë, por presioni u shtua pas eliminimit të Barcelonës nga Atletico Madridi në Superkupën e Spanjës. Tani, ai është zëvendësuar me Quique Setien, i cili nënshkroi kontratë deri më 2022.

Tani, Setien do ta stërvis kapitenin Lionel Messi në seancat stërvitore. Mirëpo, hera e parë që këta të dy ishin takuar kishte qenë gjatë kohës sa Pep Guardiola ishte ende në drejtim të Barcelonës.

“Një ditë, i ftuar nga Guardiola, unë e pata mundësinë ta shikoj Messin duke u stërvitur nga anash fushës”, kishte treguar Setien për El Pais.

“Unë shkova te ai dhe i thashë të vazhdonte të luajë derisa t’i mbushja 60 vjet, ose edhe më mirë derisa të vdisja”.

Setien dhe Messi më vonë u takuan sërish në vitin 2016, kur Barcelona e vizitoi Las Palmas.

Neymari kishte qenë ylli i asaj ndeshjeje, të cilën Barcelona e kishte fituar me rezultat 4:1 në Estadio de Gran Canario, mirëpo Setien i kishte kushtuar vëmendje dikujt tjetër.

Ai dhe Messi u përqafuan dhe biseduan në fushë pas ndeshjes, para se të shkonin drejt tunelit së bashku.


Shpërndaje artikullin