image Politikani serb: Po përgatitet një tjetër sulm si në Banjskë nën realizimin e Radoiçiqit

Politikë

Politikani serb: Po përgatitet një tjetër sulm si në Banjskë nën realizimin e Radoiçiqit

news image

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç ka thënë se përfshirja në politikë e nipit të Sllobodan Millosheviçit, Marko Millosheviç është tregues se në çfarë drejtimi po shkon Serbia.

Sipas tij integrimi i tij në partinë e Daçiq është lajm i keq dje çfarë pritet të ndodhë do të jetë shumë më e rëndë edhe krahasuar me kohën e Millosheviçit.

Sanduloviç deklaroi se tani vendi i tij është bërë me nacionalist dhe i mbushur akoma më shumë me urrejte.

“Çdo gjë është e qartë. Shikoni, në skenën politike të Serbisë keni njeriun që ka udhëhequr pensionistët bashkë me nipin e tij, keni Daçiç që përgatit djalin e tij për këtë dhe natyrisht kanë sjellë edhe nipin e Sllobodan Millosheviçit. Pra, mund të paramendoni sa shkon kjo, aq sa ata kanë deklaruar që kanë për të ngritur përmendore, pra në një pjesë kulturore, qendrore të Beogradit, Skadarlia [Rruga e Shkodrës],  që do të ndërtojnë përmendore për gjyshen e tij, Mira Markoviç. Unë në atë kohë isha i detyruar, si një politikan që nuk harron shumë lehtë, që e di cili është problemi, të dal dhe të shkruaj se ne republikanët, nëse ndodh një gjë e tillë, pasi Mira Markoviç ka qenë kriminele, që ka shkaktuar kaos dhe vdekje në këto territore dhe ka plaçkitur Serbinë, ne kishim thënë se do të rrëzonim këtë përmendore.

Kjo çfarë bën Ivica Daçiç me nipin e Sllobodan MIllosheviçit është pikërisht ajo që e kam thënë, është një tregues në çfarë drejtimi po shkon Serbia. Më besoni, dhe po ia tërheqë vërejtjen botës, Serbia është bërë më nacionaliste tani, plot urrejtje, plot politikë luftënxitëse, më shumë tani sesa në kohën e Millosheviçit. Pra, kur e shikoni sistemin tani që është përpunuar dhe zgjeruar kaq shumë, është beninje në krahasim me Millosheviçin. Keni për të parë çfarë do të ndodhë”, paralajmëroi Sanduloviç për Euronews Albania.

Ndër të tjera, ai tha se Milan Radoiçiq është i lirë dhe po përgatit një tjetër akt terrorist në Kosovë.

“Ajo që më brengos edhe më shumë se në kuptimin e plotë të fjalës është zhvilluar i gjithë ky akt kriminal, mund ta them edhe terrorist, i cili është kryer në Banjskë nga ana e pushtetit serb. Se Radoiçiqi është një qytetar që lëviz lirshëm dhe ajo që më brengos edhe më shumë janë mesazhet që i marr nga Kosova nga komuniteti serb se po përgatitet një tjetër skenar i ri i mundshëm, natyrisht me realizimin dhe organizimin e Milan Radoiçiqit i cili po përgatitet” – u shpreh Sanduloviç.

/GazetaSinjali/