image Vuçiq: Radoiçiq do t'i përgjigjet Serbisë

Politikë

Vuçiq: Radoiçiq do t’i përgjigjet Serbisë

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se “prokuroria do të bëjë punën e saj” në lidhje me Milan Radoiçiqin, i cili pranoi përfshirjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Serbia sigurisht që do të mbajë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai është gjithashtu i disponueshëm në territorin tonë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj,”
 tha Vuçiç për CNN.

Ai gjithashtu ka thënë se paralajmërimet e ShBA-së për grumbullimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë Kosovës “nuk ishin plotësisht të sakta”.

/GazetaSinjali/