image Osmani në CNN krahason Vuçiqin me Millosheviqin: Po fshihet prapa kriminelit Radoiçiq

Politikë

Osmani në CNN krahason Vuçiqin me Millosheviqin: Po fshihet prapa kriminelit Radoiçiq

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një intervistë në CNN rreth ngjarjeve të fundit në vend. Në mesin e tyre, ajo foli për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të cilin e krahasoi me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Osmani tha se Vuçiq po përdorë narrativën e Millosheviqit teksa qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë, sulm për të cilin tha se ka mjaft dëshmi, përveçse pamjeve po ashtu edhe për arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.

”Ai po përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh gjatë një momenti ajo.

E para e shtetit në CNN tha se krye terroristi Milan Radoiçiq, është partneri kryesor i presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, pavarësisht këtij fakti e faktit tjetër që ai është pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiqit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiq me Vuqiqin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, i tha Osmani Christiane Amanpour në CNN.

/GazetaSinjali/