image Shaip Kamberi rikthen një postim të 2021-tës ku fliste për Radoiçiqin: Dihej që atëherë

Politikë

Shaip Kamberi rikthen një postim të 2021-tës ku fliste për Radoiçiqin: Dihej që atëherë

news image

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar sërish pas sulmit terrorist serb në Banjskë, reagim ky i cili në qendër ka ish-nënkryetarin e Listës Serbe tashmë terroristin, Milan Radoiçiq dhe lidhjen e tij me shtetin serb, raporton Gazeta Sinjali.

Ai riktheu një postim të tij nga rrjeti social “Facebook” të 9 dhjetor të viti 2021, ku kishte shkruar që në atë kohë për lidhjen e Zvonko Veselinoviqit e Milan Radoiçiqit me shtetin serb.

Ai në ri-postimin e tij tha se që më 2021 Radojçiqi dhe shokët e tij diheshin, teksa dihet edhe përkrahja që shteti po i jepte.

“Nuk dëgjuan, nuk përfillën paralajmërimet, prandaj edhe Radojçici me po ato shokë, ditë më parë, organizoi sulm terrorist në Banjskë”, shkroi Kamberi.

Teksa në postimin e 2021-tës, Kamberi kishte shkruar se “Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi. Me vite të tëra, kompanitë e Veselinoviqit dhe Radojçiqit kanë fituar zyrtarisht tendera publik nga më të rëndësishmet prej pushtetit të sotëm në Serbi”.

Postimi i plotë i Shaip Kamberit më 9 dhjetor, 2021:

𝗩𝗲𝘀𝗲𝗹𝗶𝗻𝗼𝘃𝗶𝗾𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗥𝗮𝗱𝗼𝗷𝗰̧𝗶𝗾𝗶 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗻𝗱𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝘀𝗼𝘁𝗲̈𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶. 𝗦𝗮𝗻𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗿𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘁𝗼𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶, 𝘁𝗲̈ 𝗰𝗶𝗹𝗲̈𝘁 𝗽𝗲𝗻𝗴𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝗾𝗲𝗻, 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗶𝘁

Përpos në kuptimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendimi i fundit pozitiv i Zyres për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit, ka edhe më shumë rëndësi në kuptimin e tij politik.

Millan Radojçiq është zyrtarisht nënkryetar i Listës “Srpska” në Kosovë, strukturë kjo e kontrolluar dhe e dirigjuar drejtpërdrejtë nga pushteti i sotëm në Serbi.

Po ashtu, mediat hulumtuese (si BIRN dhe KRIK) kanë ngritur disa herë afërsinë e Zvonko Veselinoviqit me pushtetarët e sotëm në Serbi.

Me vite të tëra, kompanitë e Veselinoviqit dhe Radojçiqit kanë fituar zyrtarisht tendera publik nga më të rëndësishmet prej pushtetit të sotëm në Serbi.

Prandaj, që këto sanksione të jenë edhe më efikase, ato duhen të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Serbi, të cilët pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajonit.

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/pfbid02BW5NkFFvAcjpccYqjH5hqg8nLv4AogLBqLtZJw9f7pbnc3FMWtmmoSBkZBgCgA9kl?cft[0]=AZU24O-52eELkw3QmGVOowgTNDh_Uk0JjKO5772sZLxKUC6zRYWgCnz0s4KVmMwB1whQGdDsNqfLfIzSpFH-VKVKYTOx3ylSW2LJyCpoe4BJRhNmDk21l8nyCk3PCpG62_ye4Ur0cdZukCxHjXYVgYU-EnbhS7njd0nJghzBm3I9zFttqZBm_ymr9_fKY5AjWiNOGbLxHhxZXr7BlIPBQwGM&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/