Një zyrtar policor i Kosovës është kërcënuar mëngjesin e djeshëm, kur ishte kthyer në shtëpi, pasi që kishte përfunduar orarin e punës, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se në dyert e oborrit të shtëpisë së tij, e cila ndodhet në fshatin Carrabreg i Ulët në Deçan, dikush kishte shkruar mesazhe kërcënuese me sprej.
Gazeta Sinjali mëson se është hapur rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”./Gazeta Sinjali/