image Policia zbarkon në shtëpinë e Vali Corleone, dyshohet për pastrim parash

Siguri

Policia zbarkon në shtëpinë e Vali Corleone, dyshohet për pastrim parash

news image

Shtëpia e Vali Corleone u bastis sot nën dyshimet për “pastrim të parave”. Krimet Ekonomike kryen bastisjen sot në shtëpinë e Vali Corleones, në lagjen Gavran të Gjilanit. Policia ka konfirmuar se ky operacion u realizua pasi Corleone përmes rrjetit social “Tik-Tok” ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, figura e njohur për publikun dyshohet se ka kryer pastrim parash gjatë muajit tetor të këtij viti.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e Vali Corleone janë sekuestruar disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular.

Ndërsa, gjatë kohës kur Policia ishte duke kryer bastisjen, në shtëpi nuk ka qenë Vali Corleone. Sipas Policisë, ai dyshohet të jetë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

313121321 1245024019390481 6440384153301186359 n
Vali Corleone duke i shqyr paratë gjatë lidhjes direkte në rrjetin social TikTok

/GazetaSinjali/