image Policia "vërshon" sheshin e Vushtrrisë, inspekton nëse po respektohen masat anti-COVID

Sociale

Policia “vërshon” sheshin e Vushtrrisë, inspekton nëse po respektohen masat anti-COVID

news image

Pas rritjes drastike të numrit të të infektuarve me koronavirus, qeveria është detyruar të marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të parë nëse qytetarët janë duke respektuar këto masa, Policia e Kosovës po inspekton në vazhdimësi vendet më të frekuentuar në të gjitha qytetet e Kosovës.

Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi nga qyteti i Vushtrrisë, ku shihen forca të shumta të policisë të cilët kanë dalë në sheshin e këtij qyteti për të parë nëse qytetarët po respektojnë masat anti-COVID.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në komunën e Vushtrrisë janë shënuar tetë raste të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/