Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia nga raporti 24 orësh, ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e datës 19 shkurt në Graçanicë.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.