Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar dy persona në pikë kalimin Qafë Prush, mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet e ditur se fillimisht është arrestuar një person, i cili gjatë bisedave me Policinë e Kosovës ka pranuar se është duke e pritur një person tjetër nga Shqipëria.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Janë marrë të gjitha masat operative, është bërë një plan për pritjen e atij personi. Në momentin që personi ka ardhë është arrestuar dhe tek i njëjti janë gjetur rreth 30-40 gram substancë narkotike e llojit kokainë”, ka thënë Gjurkaj.
Rasti në polici është inicuar si kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandë me susbstanca narkotike, ndërsa të arrestuarit janë në ndalim policor./Gazeta Sinjali/