image Policia kap me kokainë tre persona në Prishtinë

Siguri

Policia kap me kokainë tre persona në Prishtinë

news image

Varësia ndaj substancave narkotike është e një niveli tejet të lartë jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën, e krahas varësisë edhe biznesi i shitblerjes së tyre është duke “lulëzuar”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, dje rreth orës 06:30, zyrtarët policorë gjatë kontrollimit të veturës së një të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese të mbushura me pluhur të bardhë.

Këto burime njoftojnë se substanca dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Gazeta Sinjali mëson se në veturë, përveç pronarit të saj, kanë qenë edhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët u shoqëruar së bashku në stacionin policor./GazetaSinjali/