Policia e Kosovës dhe Inspektorati po vazhdojnë aksionet në qytetet e Kosovës për monitorimin e respektimit të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në rajonin e Gjakovës, për dy orë e gjysmë janë shqiptuar 23 fletëparaqitje ndaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk i respektuan masat e Qeverisë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë rajonale në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.
“Ju njoftojmë se nga ora 19:00 deri në ora 22:30 të datës 06.09.2020, në kuadër të zbatimit të masave antiCOVID-19, për mosrespektimin e vendimit të Qeverisë, rekomandimeve, Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, masave mbrojtëse të dhëna nga IKSHPK-ja, stacionet policore Gjakovë, Malishevë, Rahovec, NJKRR dhe NJRSH në kuadër të DRP-Gjakovë kanë shqiptuar 23 fletëparaqitje”, ka thënë Xhurkaj.