image Policia tregon se çfarë u vodh në zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Detajet/ Policia tregon se çfarë u vodh në zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

news image

Rreth orës 09:00, është raportuar në Polici se janë thyer zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Sinjali se brenda zyreve të AGK-së është vjedhur një foto aparat, një laptop dhe një televizor.

“Rreth ores 09:00,kemi pranuar informaten per nje rast vjedhje, ne rrugen Perandori Justinian, ne Prishtine saktesisht ne zyrat e Asociacionit te Gazetareve te Kosoves. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore te cilat po merren me rastin. Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se persona te dyshuar gjate nates kane hyre me force brenda zyres ne fjale nga ku kane arrite te marrin disa paisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se aktualisht njësitet policore janë duke kryer ekzamininimet në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/