Policia e Kosovës do të bëjë sot lansimin e aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe do të ofrojë informacione lidhur me këtë platformë.
Sipas policisë, ky projekt do të jetë edhe një mundësi tjetër alternative për qytetarët për raportim sa më të shpejt dhe efikas të rasteve të ndryshme dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.
Lancimi i kësaj platforme do të bëhet në një konferencë të policisë për media e cila do të mbahet në Stacionin Qendër të Policisë. Në këtë konferncë do të marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm të PK-së, Rashit Qalaj si dhe kryesuesin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu./Gazeta Sinjali/