image Policia shton kontrollet në rrugë për Fitër Bajram

Kosovë

Policia shton kontrollet në rrugë për Fitër Bajram

news image

Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet në rrugë për të kontrolluar nëse masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për t’u mbrojtuar nga koronavirusi po respektohen edhe sot me rastin e festës së Fitër Bajramit.

E gjithë, sipas Policisë së Kosovës, po bëhet sipas një plani të gatishmërisë dhe reagimit kundër përhapjes së COVID-19.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar, se kanë hartuar një plan operativ policor, e që ka për qëllim respektimin e vendimeve të institucioneve ndaj pandemisë.

“Policia e Kosovës, referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirusit të ri COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur ‘UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19. Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, ka thënë për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Sot shënohet dita e Fitër Bajramit.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Bashkësia Islame e Kosovës dhe politikanët kanë bërë thirrje që gjatë kësaj dite të mos bëhen vizita familjare, për shkak të situatës me pandeminë.

Deri tani në Kosoë janë konfirmuar gjithsej 1 mijë e 32 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 785 janë shëruar, ndërsa 29 kanë vdekur. Raste aktive mbesin edhe 218./Gazeta Sinjali/